Welcome to “Fork Lift Albania”

Kompania FORK–LIFT ALBANIA është krijuar më 18 Shkurt 2009 duke filluar aktivitetin e saj si person fizik,krijuar dhe ideuar për funksionimin e saj nga Z.Bashkim MADANI  i cili është specializuar në fushën e riparimit të makinerive tip pirunj në Itali.Si rezultat i punës të vazdueshme Kompania është rritur duke ju ofruar tipe të pirunjëve të ndryshëm,mbështetje teknike pas shitjes së tyre  ,transpaleta ,pirunj me qera ,bateri,  pjesë këmbimi të ndryshme  një mbështetje teknike ndaj klientëve tanë të cilët janë potencial në tregun shqiptar.

Produktet:

  •     Pirunj me nafte
  •     Pirunj me gas(GPL)
  •     Pirunj elektrik
  •     Bateri  tracioni
  •     Transpaletë elektrike
  •     Transpaletë manuale
  •     Dhënie me qera e pirunjëve
  •     Pjese këmbimi të ndryshme të standarteve të Komunitetit Europian

Shërbimet : Që nga krijim i kompanisë qëllimi fillestar i Jonë ka qënë ofrimi i shërbimit të riparimit të pirunjëve klientëve ne zonën e Tiranës .Me kalimin e kohës duke parë nevojat e tregut dhe te kompanive gjithmone dhe më shumë për mjete të specializuara siç janë pirunjtë ne kemi ofruar edhe shitjen dhe dhënien e tyre me qera dhe ofrimin e shërbimit tonë në gjithë Shqipërinë dhe në Kosovë. Shitja e produkteve tona shoqërohet me mbështetje teknike dhe garanci të tyre sipas llojit të produktit apo shërbimit. Meqënëse pirunjtë janë mjete teknike të pazëvendësueshme për kompanitë që kanë mallra për tu lëvizur në magazina dhe materiale të shumta ne perpiqemi që tu ofrojmë sherbimin në një kohë rekord që të mos pengohen në punën e tyre dhe me çmime konkuruese .Në ofrimin e shërbimeve kompania ka në dispozicion te gjitha mjetet lëvizese si 3 mjete një autoveturë dhe 2 furgonë të pajisur me ofiçine lëvizëse dhe një karrotrec për transportimin e pirunjve në rast se difekti nuk mund të riparohet në ambientet e klientit .

FORK-LIFT ALBANIA qe nga muaji Qershor 2016 eshte edhe oficine e autorizuar per tipet e pirunjve OM dhe STILL nga CALIFANO CARRELLI SPA

Ne kemi eskluzivitetin ne Shqiperi  per kete marke: (Cesab Material  Handling Group Toyota Italia, carrelli elevatori  a marchio Toyota BT e Cesab). Pjesmarrje ne Panairin Nderkombetar te Tiranes,” Klik Ekspo Group”  Nentor 2018.